Pegi Publishing House & Typography

thumb_up 37360 likes
Rruga e Elbasanit
Tirana, Albania
phone
Click to show phone
Request for information

Pegi Publishing House & Typography Company Information

General information

Dërgimi i dorëshkrimeve / materialeve për botim

Në këtë seksion do të gjeni të gjitha udhëzimet e nevojshme për të propozuar një tekst ose për të dërguar një dorëshkrim pranë shtëpisë sonë botuese. Ju lutemi, lexojini me vëmendje. Në rast të kundërt, propozimi juaj nuk do të merret parasysh.

1) Për shkak të sasisë së madhe të dorëshkrimeve që dërgohen në adresën tonë, vlerësimi i materialit tuaj mund të zgjasë deri në katër muaj nga data kur është dërguar. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda këtyre katër muajve, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

2) Do t’u përgjigjemi vetëm propozimeve që përkojnë me interesat tona. Për fat të keq, për shkak të një sasie tejet të madhe materialesh, nuk mund t’u përgjigjemi të gjithëve. Prandaj, do t’ju luteshim të mos dërgoni mesazhe apo e-maile, të mos telefononi apo kontaktoni stafin tonë. Insistimi nuk do të ndryshojnë rezultatin e vlerësimit.

3) Katalogu. Përpara se të dërgoni dorëshkrimin tuaj, merrni parasysh linjën editoriale të Botimeve Pegi. Ne botojmë kryesisht romane, sidomos nga letërsia e huaj. Nuk botojmë (përveçse në raste të rralla) poezi, tregime të shkurtra ose materiale me natyrë joletrare. Për këtë arsye, këto gjini nuk do të merren në konsideratë. Shikoni katalogun tonë për të krijuar një ide se çfarë botojmë.

4) Kriteret e pranimit. Nëse dëshironi që puna juaj të bëhet pjesë e linjës sonë të botimeve, dërgoni një sinops (maksimumi një faqe me rreth 2000 karaktere) dhe një ekstrakt jo më të gjatë se 30 faqe (jo domosdoshmërisht duhet të jenë 30 faqet e para, zgjidhni ato që ju pëlqejnë më tepër dhe që mendoni se mbartin më tepër vlerë).

5) Formatet. Materialet dërgojini vetëm në format PDF. Formatet e tjera nuk do të pranohen.

6) Materialet duhen dërguar në adresën tonë e-mail: shkruaj@botimepegi.al

7) Kjo adresë i kushtohet vetëm autorëve shqiptarë, për pasojë nuk do të merren parasysh materiale të tjera (propozime përkthimi, bashkëpunimi, curriculum vitae etj.)

8) Për shkaqe organizative dhe si mënyrë për të tërhequr vëmendjen ndaj ruajtjes së pemëve, nuk do të marrim në konsideratë dorëshkrime që dërgohen nëpërmjet postës zyrtare pranë redaksisë sonë.

9) Ju lutemi të mos e dërgoni të njëjtin material më shumë se një herë, për shembull, në versione të ndryshme.

10) Nëse keni paqartësi ose pyetje, rilexojeni me vëmendje këtë faqe. Këtu do të gjeni të gjitha të dhënat që ju nevojiten. Këto udhëzime shërbejnë për të lehtësuar punën tonë të vlerësimit dhe të botimit të librave. Ne e kuptojmë që të kërkuarit e një botuesi mund të jetë stresuese, prandaj duam të jemi të sigurt që po ofrojmë shërbimin më të mirë të mundshëm. Ju priftë e mbara!

P.S. Dorëshkrimet e dërguara pa ndjekur udhëzimet e mësipërme, nuk do të lexohen.

____________________________________________________

Për përkthyes ose redaktorë

Botime Pegi është vazhdimisht në kërkim të bashkëpunëtorëve në fushën e përkthimeve dhe redaktimeve. Nëse jeni të interesuar të bashkëpunoni me ne, ju lutemi të na kontaktoni në adresat e-mail:

perkthej@botimepegi.al ose redaktoj@botimepegi.al

Botime Pegi mirëpret kontaktin tuaj dhe do t'ju përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, për shkak të sasisë së madhe të propozimeve që dërgohen në adresën tonë, përgjigjja mund të vonojë deri në dy muaj. Nëse nuk merrni një përgjigje brenda dy muajve nga data e dërgimit të emailit tuaj, do të thotë që propozimi juaj nuk është pranuar.

Rruga e Elbasanit Tirana

Opening hours
Monday:
08:00 - 16:00
Tuesday:
08:00 - 16:00
Wednesday:
08:00 - 16:00
Thursday:
08:00 - 16:00
Friday:
08:00 - 16:00
Saturday:
08:00 - 16:00
Parking
The company has a parking lot.
Phone number
+35542374947
Linki
Social Accounts
Keywords
publisher

Pegi Publishing House & Typography Reviews & Ratings

How do you rate this company?

Are you the owner of this company? If so, do not lose the opportunity to update your company's profile, add products, offers and higher position in search engines.

A similiar page for your business? Make sure everyone can find you and your offer. Create your dedicated company page on Yellow Pages Network - it's simply and easy!
Add your company